Fjalë Kyçe

Trajneri i Dritës flet për takimin Maqedoni – Kosovë, derisa i paralajmëron “Dardanët” për këtë futbollist të Veriorëve

Trajneri i Dritës flet për takimin Maqedoni – Kosovë, derisa i paralajmëron “Dardanët” për këtë futbollist të Veriorëve

Kosova dhe Maqedonia do të përballen në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në mars të vitit të ardhshëm në rast se nuk kryejnë punë në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Pasi të dyja Përfaqësueset fituan grupet përkatëse në fazën grupore të Ligës së Kombeve, në vitin e ardhshëm e kanë mundësinë të kualifikohen në Evropian nga kjo gjysmëfinale që do të zhvillohet në Maqedoni.

Në lidhje me këtë përballje të mundshme ka folur edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

Në një intervistë për LajmTV, Nuhiu ka thënë se të dyja Përfaqësueset i sheh me gjasa të barabarta.

“Janë dy Përfaqësuese, të cilat po luajnë shumë mirë. Kosova ka marrë rezultate të mira nën drejtimin e trajnerit Challandes. Ka futbollistë të mirë brenda grupit dhe po vazhdojnë të rriten, e njëjta vlen edhe për Maqedoninë”, u shpreh fillimisht Ardian Nuhiu.

Tutje, Nuhiu ka përmendur mungesën e mundshme të Goran Pandev, i cili mund të tërhiqet shumë shpejt nga Përfaqësuesja maqedone.

“Te Maqedonia do të ishte hendikep nëse tërhiqet Pandev, sepse do të luanin pa liderin e tyre, por mbetet të shihet nëse ai do të vazhdojë. Nëse Pandev luan, do të jetë një sfidë tejet e vështirë dhe interesante. Te Kosova ka lojtarë të mirë, si Milot Rashica, i cili po shkëlqen ndeshje pas ndeshje në Gjermani”, vlerësoi Ardian Nuhiu