Fjalë Kyçe

Trajneri i Flamurtarit tregon arsyen e humbjes nga Trepça ’89

Trajneri i Flamurtarit tregon arsyen e humbjes nga Trepça ’89

Flamurtari është mposhtur në xhiron 25 të Superligës nga Trepça ’89 me rezultat minimal, 1:0.

Arsim Thaqi tregon arsyen e humbjes së Flamurtarit.

“E kam thënë edhe më herët që pozita në të cilën ndodhemi nuk na lejon të shfaqim më të mirën nga vetja jonë, pasi që jemi në presion. Pranuam një gol të shpejtë në pjesën e dytë dhe rrezikuam duke sulmuar vazhdimisht, me ç’rast edhe kishim mundësitë tona, por u vërejt mungesa e sulmuesit kryesor Alban Shillova. Pastaj edhe lëndimi i disa futbollistëve na detyroi të zhvendosnim formacionin e lojës dhe kjo na vështirësoi punët”, theksoi Thaqi për SuperSport.

Ndeshja e vitit përballë Ballkanit? Nuk e mendoj kështu, pasi që ka shumë edhe deri në fund. Janë edhe shtatë ndeshje pas kësaj përballje dhe ne do të luftojmë deri në fund për ta mbajtur Flamurtarin si anëtarë të Superligës”, përfundoi Arsim Thaqi.