Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se trajneri i Kombëtare, Bernard Challandes, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Me anë të një njoftimi për media, FFK ka njoftuar se pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.
“Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë”, thuhet në njoftimin e FFK’së.
Ndeshjen e sotme kundër Shqipërisë pritet ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.