Arkitekti kryesor i suksesit të Kombëtares së Kosovës është trajneri Bernard Challandes.
Zvicerani 67 vjeçar ka bërë që Kosova të jetë në seri të gjatë prej 14 ndeshjeve pa humbje.
Challandes që muajin e ardhshëm feston ditëlindjen e 68-të, ka kontratë valide edhe 9 muaj me Federatën e Futbollit.
Javën e ardhshme, ai do ti nënshtrohet një operimi në gjurin e këmbës.