Para miqësorës së nesërme ndaj Jordanisë, trajneri i përkohëshëm Primoz Gliha mbajti konferencë për media.
Ndër informacionet e shumta që dha trajneri slloven, ai zbuloi se kishte qenë ushtarë në Kosovë.
“E njoh mentalitetin e Kosovës, kam shërbyer si ushtarë këtu, isha i vendosur në aeroportin e Prishtinës në vitin 1987, dhe lidhja me Kosovën nuk më mungon në këtë aspekt” – tha Gliha, përcjell Insporti.
Pas ndeshjes miqësore me Jordaninë, Kosova do ta luajë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Greqisë në udhëtim më 14 nëntor.