Trajneri i Kombëtares së Kosovës Primoz Gliha, nuk arriti ta kalojë testin e parë të quajtur Jordani kjo pasi “Dardanët” e humbën miqësoren me rezultat 0:2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Gliha tha pas ndeshjes se Kosova nuk pati fat.
Ai tha se shpreson që fati do t’i përcjell në ndeshjet e tjera.
“Jam i zhgënjyer me rezultatin sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam. Krijuam shumë raste, por nuk patëm fat, por ndoshta do ta kemi në ndeshjen e ardhshme. Në futboll kur krijon raste, do të thotë që kemi luajtur mirë. Por kur filloni të shënoni gola atëherë duket më e dukshme”.
“Do të flas me ekipin për të gjetur një zgjidhje. Do të shkojmë të luajmë në Greqi me të njëjtin mentalitet”.
Të dielën Kosova do ta luajë ndeshjen e fundit të kampanjes kualifikuese për Kampionatin Botëror “Qatar 2022” kundër Greqisë.