Edhe trajneri i Leeds United, Jesse Marsch dëshiron që Raphinha të nënshkruajë me Barcelonën.
Ylli brazilian, Raphinha është tash e disa javë në negociata me skuadrën e Barcelonës dhe tashmë duket se është arritur një marrëveshje dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Për situatën e lojtarit ka folur edhe trajneri i Raphinha te Leeds, Jesse Marsch, i cili ndonëse e di se do të humb shumë, shpreson që lojtari i tij ta plotësojë ëndrrën.
“Sado e vështirë të jetë ta shoh atë duke u larguar, unë megjithatë shpresoj që ai të nënshkruajë marrëveshjen sepse është ëndrra e tij të luajë me Barcelonën”, ka thënë Marsch, transmeton lajmi.net.
Raphinha pritet t’i bashkohet Barcelonës në një marrëveshje prej rreth 70 milionë eurove.
Agjenti i lojtarit, Deco ishte një nga faktorët kyç që ndihmoi arritjen e marrëveshjes. Chelsea dhe Arsenal ishin po ashtu të interesuara për lojtarin.