Fjalë Kyçe

Trajneri i Lyon i shqetësuar për Messin, këto janë fjalët e tij

Trajneri i Lyon i shqetësuar për Messin, këto janë fjalët e tij

Lyon dhe Barcelona janë vënë përball njëra tjetrës në shortin e tërhequr për fazën e 1/16 në Ligën e Kampionëve.

Barcelona e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë, duke përfunduar par Tottenham, Inter dhe PSV.

Lyon në anën tjetër përfundoi në vendin e dytë, pas Manchester City dhe para Shakhtar e Hoffenheim.

Tash, para ndeshjes ndërmjet njëra tjetrës, trajneri i Lyon, Bruno Genesio, ka një shqetësim dhe ai shqetësim quhet Lionel Messi.

“Sigurisht se mund të bësh plane, por ndonjëherë kur ke përball lojtar si Lionel Messi, të gjitha planet dështojnë sepse ai është një gjeni, i cili është në gjendje të bëjë gjëra të pabëra” ka thënë Genesio.

Messi mbrëmë ka shënuar një het trik, menjëherë pas ndeshjes ku realizoi dy gola nga gjuajtja e lirë, për të treguar kështu edhe njëherë madhështinë e tij.