Fjalë Kyçe

Trajneri i Majlinda Kelmendit i thotë Qeverisë: Mos bëni hajgare me sportin!

Trajneri i Majlinda Kelmendit i thotë Qeverisë: Mos bëni hajgare me sportin!

Trajneri i olimpistes Majlinda Kelmendi, z. Driton Kuka ka kritikuar vendimin e fundit të Qeverisë rreth afateve për lejimin e aktiviteteve sportive në vendin tonë. Kuka ka thënë se janë anashkaluar të gjitha sportet e tjera përveç futbollit, derisa është shprehur për nevojën që sa më parë të nisin përgatitjet edhe për xhudon.

Postimi i plotë i Kukës:

Me dhjetëra mijëra të rinj në Kosovë po prisnin 1 qershorin për rifillimin e stërvitjeve!

Ministrja Dumoshi e Kryetar i KOK Besim Hasani qysh sonte takim me Ministrin Vitia e IKSHP se klubet po shuhen,a e dini sa luan rol sporti në shëndetin mental të fëmijëve!

E pabesueshme kjo punë!

Kosova spaska sporte tjera përveç futbollit.

Sonte jo ma vonë të veproni!!

Stërvitjet duhen vazhduar qysh neser mos boni hajgare me afër 100 mijë të rinj!
Kemi dërguar si federatë protokolet tē punuara me zell e përkushtim për rifillimin e klubeve të xhudos por askush asnjë veprim konkret!