Fjalë Kyçe

Trajneri i Nantes qanë për Sala

Trajneri i Nantes qanë për Sala

Menaxheri i Nantes ka shpërthyer në lot duke qarë pas zhdukjes së Emiliano Salasë gjatë ndeshjes në Ligue 1 kundër St Etienne

Emocionet ishin të mëdha në Nantes sonte pasi që ndeshja e sotme ishte pa ish lojtarin e tyre Emiliano Sala, një ndeshje pa argjentinasin që humbi pas rrëzimit të avionit në Kanalin Anglez.

Gjyqtari Frank Chneider e ndërpreu ndeshjen që St Etienne e zhvillonte në La Beaujoire në minutën e nëntë-që ishte një referencë për numrin e Sala në fanellë-për një minutë duartrokitje gjatë të cilave trajneri i Nantes, Vahid Halihodzic shihet duke qarë.

Tifozët shpalosën banerë, ku binte në sy një flamur i madh argjentinas dhe të gjithë lojtarët e Nantes kishin emrin e Sala në fanellat e tyre, transmeton GazetaExpress.

Një portret i SAla u pa në qendër të këtij rrethi derisa në fushë vazhdonin brohoritmat me emrin e “Emiliano SAla”.

Lojtarët e Nantes kishin veshur maica me mbishkrim ‘On t’aime Emi’ (Ne të duam Emi) kurse ata të St Etienne kishin maica me mbishkrimin “Lutu për Sala”.

Sala shënoi 48 gola në 133 paraqitje për Nantes.