Fjalë Kyçe

Trajneri i Premierligës tregon çelësin e suksesit të Solskjaer

Trajneri i Premierligës tregon çelësin e suksesit të Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer ka mahnitur të gjithë me startin e tij të jashtëzakonshëm si trajner i Man Utd.

Norvegjezi në tetë ndeshjet e para të tij me Manchester United ka shënuar tetë fitore, duke regjistruar kështu bilanc të qind për qind.

Trajneri i Burnley, Sean Dyche beson se e ka gjetur çelësin e suksesit të Ole me “djajtë e kuq”. Ai thotë se trajneri u ka kthyer lirinë lojtarëve.

“Duket nga jashtë se ai vetëm u ka dhënë lirinë lojtarëve” ka thënë Dyche në konferencë për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Pak më shumë energji duket të ketë tek lojtarët. Mendoj se kjo është aftësi në vete. Mendoj se kjo është çfarë ai ka bërë: U ka dhënë një ndjesi ndryshe lojtarëve” ka thënë ndër të tjerash ai.

Manchester tashmë janë afruar në vetëm tri pikë me vendin e katërt dhe janë në garë për Ligën e Kampionëve.