Fjalë Kyçe

Trajneri i Romës i frikësohet Ronaldos, ka një kërkesë të çuditshme

Trajneri i Romës i frikësohet Ronaldos, ka një kërkesë të çuditshme

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, dëshiron që Juventusi të jetë pa Cristiano Ronaldon në përplasjen e së shtunës në Serie A, duke e etiketuar superstarin portugez si “rreziku numër një”.

Ronaldo do të pushojë para fundit të vitit 2018, por 33-vjeçari ka vendosur të përballet edhe me Romën.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka vazhduar të shfaqet si yll edhe në Itali, që kur u bashkua me Juven ne verë, duke shënuar 12 gola në 21 ndeshje, në të gjitha garat. Di Francesco, i cili është nën presion, me Romën e tij në vendin e shtatë në klasifikim, i kupton vështirësitë e sfidave të përballes me Ronaldon:

“Ronaldo është rreziku numër një. Ai ka aftësitë e një lojtari mbi të tjerët në Serie A. Ndoshta nuk ndihet për 35 minuta, por pastaj bën një veprim fenomenal dhe shënon. Ai mund ta vendosë lojën sa herë që dëshiron. Për këtë arsye, unë do të dëshiroja që të mos luante ndaj nesh, natyrshëm”.

Roma është 22 pikë pas kryesuesve të Serie A (Juve), të cilët kanë fituar 15 nga 16 ndeshjet e këtij kampionati. Di Francesco beson se skuadra e tij do të duhet të përforcohet në janar, duke thënë se do të konsultohet për këtë me drejtorin sportiv, Monchi:

“Është e pashmangshme që duhet të bëjmë diçka në merkato, por sinqerisht nuk kam folur për këtë me Monchi. Ne diskutuam për gjërat që duhet të bëjmë tani, për të marrë sa më shumë pikë që të jetë e mundur, dhe pastaj, në fund të vitit, do të vlerësojmë situatën. Por, do të duhet të bëjmë diçka në merkato me gjithë këto lëndime, është e pashmangshme”.