Fjalë Kyçe

Trajneri i Trepçës ’89 akuzon gjyqtarin pas ndeshjes, Idrizi: Na dënoi gjyqtari, jo Prishtina

Trajneri i Trepçës ’89 akuzon gjyqtarin pas ndeshjes, Idrizi: Na dënoi gjyqtari, jo Prishtina

Prishtina ka fituar në udhëtim te Trepça ’89 me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 22-të në Superligë e Kosovës.

Bardhekaltërit ishin të parët në epërsi, derisa arritën të fitonin në frymën e fundit ndaj mitrovicasve.

Për këtë humbje, trajneri Shpëtim Idrizi ka thënë se gjyqtari i ndeshjes i ndëshkoi me vendimet e tij dhe jo Prishtina.

“Ne u dënuam nga gjyqtari dhe jo nga Prishtina, ai ndikoi direkt në rezultat pasi në pjesën e parë nuk kishte karton të verdhë dhe ishte faul klasik e jo simulim”, ka thënë strategu i Trepçës ’89 për Art Sport.

“Edhe në pjesën e dytë rasti i Shillovës duhet të ishte karton i kuq, por gjyqtari erdhi me synim të qartë këtu dhe ndikoi në rezultat”.

“Sidoqoftë unë jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe i vlerësoj për ndeshjen e luajtur”, ka shtuar më tej Idrizi.