Fjalë Kyçe

Trajneri i Vëllaznimit thumbon ’89-shin

Trajneri i Vëllaznimit thumbon ’89-shin

Trepça ’89 është kualifikuar në finale edhe pse e humbi ndeshjen e kthimit ndaj Vëllaznimit në shtëpi 1:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Vëllaznimit, Blerim Mula thumboi vendasit.

“Në Gjakovë ka qenë një ndeshje e rastit pasi është e vështirë t’i shënohen Vëllaznimit katër gola. Sot erdhëm për të dëshmuar se nuk jemi skuadër për t’i pranuar katër gola. Sot ishte një stërvitje e mirë. Kemi katër ndeshje në kampionat që për neve janë me rendësi. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve sot”, deklaroi Mula për SuperSport.

Megjithatë, determinues ishte fakti se 89-shi duelin e parë e kishte fituar 4:0 në Gjakovë.

“Gjithsesi, Trepçës ‘89 i uroj kualifikimin në finale”, përfundoi Mula.