Florian Kohfeldt ka vazhduar me fjalë të mëdha për Milot Rashicën.
Ylli nga Kosova ka shënuar një tjetër gol të bukur në fitoren e Werder Bremen kundër Schlake, fitore e cila u mundësoi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Kohfeldt, për paraqitjet e Rashicës ka folur edhe sot (e premte), para ndeshjes në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbach.
“Ai është shumë i vendosur dhe i gatshëm për të mësuar”, ka deklaruar Kohfleld.
“Një djalë i këndshëm, i përmbajtur, i cili pasqyron sukseset e fundit dhe i klasifikon ato si duhet”.
“Unë nuk mund të shoh ndonjë ndryshim për të”.