Fjalë Kyçe

Trajneri Kuka: Lufta e Akilit më ka emocionuar sikur të ishte e nivelit Olimpik

Trajneri Kuka: Lufta e Akilit më ka emocionuar sikur të ishte e nivelit Olimpik

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka folur në ‘Sports Show’ në Klan Kosova, pas suksesit të jashtëzakonshëm në Lojërat Mesdhetare, ku garuesit kosovarë rrëmbyn pesë medalje, prej tyre tri të arta.

Kuka tha se suksesi në këtë garë ka ardhur pas punës dhe përkushtimi janë, duke iu falënderuar edhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Majlinda Kelmendit, dhe Fatos Tabakut.

“Jemi rritë si ekip i trajnerëve, edhe numri i garuesve dhe medaljeve duhet të rritet vazhdimisht. Kam pritur se do ti kemi së paku 2 apo 3 medalje. Por, të them të drejtën, Lojërat Mesdhetare dijnaë të bëjnë befasi, sepse shtete e Afrikës janë tepër të përgatitur dhe të motivuar, dhe luftërat janë të vështira”, tha Kuka.

Trajneri pejan tha se 5 medaljet janë sukses i jashtëzakonshëm, marrë parasysh se në garë kanë qenë vetëm 8 atletë nga Kosova.

“Jemi përgatitur jashtëzakonisht dhe seriozisht për këtë garë. 5 medalje është rezultat i jashtëzakonshëm, kur dihet se kanë qenë 8 garues. Gjithë garuesit kanë aftësi të larta.

Tutje Kuka tha se lufta e Akilit me xhudistin italian, Manul Lombardo, ka qenë më emocionuesja për të, nga ku Akili fitoi të bronztën.

“Lufta që më ka dhënë më së shumti stres ka qenë lufta e Akilit me garuesin italian, Lombardon. Luftë jashtëzakonisht me stres, lufta e tij më ka emocionuar sikur me qenë e një gare të nivelit Olimpik”, u shpreh trajner.