Në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2021-2025, në kapitullin 2.12 trajtohen edhe çështjet që ndërlidhen me Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinorë.
Në këtë kapitull ndër të tjera filtet për: përmirësimin e cilësisë së ajrit, menaxhimin e integruar të mbeturinave, menaxhimin e ujërave, ngritjen e infrastrukturës ujore, mbrojtjen e natyrës e biodiversitetit, planifikimin hapësinorë të qëndrueshëm, banimin social dhe banimin e përballueshëm.
Nëse e bëjmë një analizë të shkrutër të përmbajtes së kësaj pjese të programit ndër të tjera do të konstatojmë se:
Në shumë raste në këtë pjesë të programit ka edhe ngatërrim të fushave dhe përgjegjësive sikurse janë përfshirja e zotimeve dhe objektivave për inventarin e gazrave serrë dhe ligjit për ndryshime klimatike në kuadër të sektorit të natyrës dhe biodversitetit, pastaj përfshirja e zotimeve dhe objektivave për ndërtimin e impianteve për trajtim të ujërave të zeza dhe funksionalizimi i puseve për monitorim të ujërave nëntokësor në kuadër të sektorit të mbeturinave, apo edhe zotimet që kanë të bëjnë me shpronësimin dhe kadastrin në kuadër të sektorit të planifikimit hapësinorë.
Në kuadër të zotimeve dhe objektivave, hasen edhe anomali apo mosnjohje e procesit të hartimit të ligjeve sektoriale, sikurse është premtimi për hartimin e një ligji të veçantë për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, që është një praktikë jo e zakonshme meqenësë kjo çështje mundë të rregullohet me rishikimin e ligjit të ujërave apo edhe me ndonjë akt nënligjor që mundë të jetë rregullore apo udhëzim administrativ, por jo një ligj të veçantë.
Nga mënyra e përshkrimit të zotimeve dhe objektivave, kjo pjesë e programit më shumë i ngjanë një programi që do të vazhdojë implementimin e aktiviteteve dhe projekteve që tashmë ose janë realizuar, janë në proces të realizimit apo edhe janë inicuar nga qeveritë e kaluara.
Në asnjë pjesë të programit që i dedikohet mjedisit nuk gjejmë ndonjë zotim, objektiv apo aktivitete risi apo qasje ndryshe që sjellë kjo qeveri për mbrojtjen e mjedisit por më shumë shohim një vazhdim të punës dhe përpjekjeve të deritanishme që janë bërë në këtë sektor.
Si përfundim nëse bazohemi në këtë që është prezantuar në kapitullin e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë ky program i Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2021-2025 në formatin e prezantuar, nuk pritet të sjellë ndryshime e as përmirësime të gjendjes së mjedisit.
(Autori, ish ministër i MMPH-së – aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja)