Fjalë Kyçe

Transferet e shekullit

Transferet e shekullit

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo bënë lëvizje të bujshme gjatë vitit 2021

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo bënë tërmet në botën e futbollit gjatë vitit 2021.

Ata bënë lëvizje të bujshme, për të cilat u fol gjithandej.

Ylli argjentinas i dha fund eksperiencës së jashtëzakonshme në Barcelonë, ku kishte luajtur që nga fëmijëria.

Gjiganti katalunas s’kishte mundësi ta paguante 34 vjeçarin shkaku i rregullave të La Ligas.

Prandaj, me lot në sy, shtatë herë fituesi i Topit të Artë u përshëndet nga Camp Nou.

Dhe, përfaqësuesi argjentinas me këtë rast ishte lojtar i lirë dhe oferta s’i munguan.

Para Manchester Cityt ai e zgjodhi Paris Saint-Germainin.

Messi nënshkroi kontratë dyvjeçare me gjigantin francez dhe flitet se në Paris paguhet afro 40 milionë euro në vit.

Messi shkëlqeu me parisienët sidomos në Ligën e Kampionëve.

Por, natyrisht se është larg paraqitjeve që jemi mësuar ta shohim në fanellën e Barcelonës.

Gjatë vitit lëvizje bëri edhe Cristiano Ronaldo,transemton express.

Ylli portugez kishte vendosur të largohej nga Juventusi dhe ishte pranë transferimit në Manchester City.

Mirëpo, në fund 36 vjeçari përfundoi në ish-klubin e tij, Manchester United.

Përkundër moshës së shtyrë, përfaqësuesi portugez po e udhëheq ekipin nga “Old Trafford”.

Njëjtë si Messi, edhe ai ka shkëlqyer mbi të gjitha në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo ka shënuar gola të rëndësishëm dhe vendimtarë për “Djajtë e Kuq” deri tash këtë sezon.

Ky pa dyshim mund të konsiderohet si viti i transfereve të shekullit.

Nuk kishte ndodhur më parë që dy prej futbollistët më të mirë të historisë të ndërronin mjedis në vitin e njëjtë.