Frankie de Jong, Antoine Griezmann dhe Neto Murara janë paraqitur në stërvitjen e parë pas transferimit te Barcelona.
Tre futbollistët janë përshëndetur me shokët e rinj të skuadrës.
Ata kanë krijuar një korridor dhe i kanë përshëndetur me “shpulla pas qafe” të porsaardhurit.
Të tre transferimet i kanë kushtuar Barcelonës plot 221 milionë euro.
Përshëndetjen e tyre me shokët e ri të skuadrës e ka publikuar vet sajti zyrtar i klubit azulgrana.