Fjalë Kyçe

Transferimi 100 milionësh i Bayernit

Transferimi 100 milionësh i Bayernit

Talenti i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, është caku i radhës i Bayern Munich.

Bavarezët janë duke ndërtuar një skuadër të re dhe me perspektivë për sezonet e ardhshme.

Kampionët e Bundesligës të mërkurën kanë zyrtarizuar transferimin e Lucas Hernandez nga Atletico Madrid për 80 milionë euro, ku thyen rekordin e klubit për shumën e paguar për një lojtar.

Ky rekord mund të thyhet gjatë verës së vitit 2019, me Bayern Munich që po kërkon Kai Havertz.

Bild shkruan se Kai Havertz mund t’i kushtojë Bayern Munich deri në 100 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net.

Havertz është vetëm 19 vjeçar, dhe në 79 paraqitje ka shënuar 17 gola.