Tashmë është bërë e ditur se Cesc Fabregas do të largohet nga Chelsea.
Chelsea po e shet Cesc Fabregasin, pasi Maurizio Sarri nuk llogaritë në shërbimet e tij.
Mesfushori spanjoll është shumë afër të transferohet te Monaco, por që skuadra londineze kërkon 15 milionë euro nga shitja e tij, përcjell lajmi.net.
Skuadra franceze refuzon të ofroj më shumë se 8 milionë, pasi Fabregas ka hyr në muajt e fundit të kontratës.
Chelsea duket se nuk ka opsion tjetër, pos ta ulë çmimin e lojtarit.