Fjalë Kyçe

Transferimi i James tek Napoli akoma nuk ka ‘vdekur’

Transferimi i James tek Napoli akoma nuk ka ‘vdekur’

Synimi kryesorë i Napoli në këtë merkato, është transferimi i një lojtari me tipare ofensive.

James Rodriguez i Real Madrid ka qenë dëshira kryesore e Carlo Ancelotti, shërbimet e të cilit italianët akoma nuk kanë arritur t’i sigurojnë, dhe janë shumë larg tyre.

Megjithatë, raportime nga Italia insistojnë se transferimi i James tek Napoli nuk ka vdekur akoma, transmeton lajmi.net.

Bisedimet për transferimin e lojtarit në Itali u thyen gjatë muajit të kaluar, por Napoli mund të rikthehet në garë nëse ka ofertën e duhur.

Real Madrid do të kërkonte rreth 50 milionë për të liruar kartonin e ‘10’ kolumbian.