Megjithëse që nga mëngjesi puna nisi në qendrën e re, edhe pasdite kishte persona që erdhën në 1 tetori për t’u imunizuar, meqë nuk ishin njoftuar për ndërrimin e lokacionit.
Sipas stafit në ditën e parë në Kalabri kishte një fluks mesatar, ndërkaq thanë se kjo QMF ishte më e përshtatshmja për ta bërë qendër vaksinimi.
Si në kryeqytet ashtu edhe në pothuajse gjitha komunat tjera janë zhvendosur qendrat e vaksinimit kryesisht nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Kushdo që dëshiron të vaksinohet këtë mund ta bëjë në cilendo qender pa pasur termin paraprakisht.