Sipas Agjencisë së lajmeve ruse “Tass”, kërkesat për gazin rus që kalon transit përmes Ukrainës për tregun e Evropës perëndimore, gjatë tre mujorit të parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rënë për 40%.
Gjatë periudhës Janar-Prill të këtij viti, transiti i gazit rus përmes Ukrainës ka rënë në 15.5 miliardë metër kub, që është për 40% më pak në krahasim me vitin e kaluar.
Rënia më e madhe është regjistruar në muajin mars, ku sasia e gazit që kishte kaluar transit përmes Ukrainës kishte qenë 4.4 miliardë metra kub, që i bije të jetë për 46% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ekonomia ruse është në recesion dhe gjatë këtij viti pritet të ketë rënie nga -5.5% deri në -8%. Në zhytjen e Ekonomisë ruse në recesion, pos Pandemisë së COVID-19, çmimet e lira të naftës dhe rënies së kërkesës për naftë, është duke ndikuar edhe rënia e kërkesës për gazin rus.
Kjo rënie e kërkesës për gazin rus pritet të ndikoj edhe në zvogëlimin e të hyrave buxhetore për Buxhetin e Federatës Ruse, ku dihet se gazit dhe nafta marrin pjesë me rreth 60% eksportet ruse.