Fjalë Kyçe

Transkriptat e Perez, Abellán kishte kërkuar 10 milionë euro për zhdukjen e tyre

Transkriptat e Perez, Abellán kishte kërkuar 10 milionë euro për zhdukjen e tyre

Audio inçizimet e Firoentino Perezit po vazhdojnë të jenë temë e diskutimeve nga mediat evrpiane.

Gjatë ditëve të fundit, gazeta spanjolle, “El Confidencial” kishte publikuar disa audio të transkriptuara të presidentit të Real Madridit, Fiorentino Perez ku ky i fundit dëgjohet duke kritikuar legjendat e klubit si, Raul e Casillas por edhe Cristiano Ronaldon dhe Jose Murinhon.

Sipas “Ondacero.es”, në fakt gazetari spanjoll, José Antonio Abellán i cili kishte publikuar këto materiale, fillimisht kishte shantazhuar presidentin e Real Madridit për zhdukjen e tyre, por ai duhej të paguante 10 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Sipas artikullit, Abellan u takua me zëvendëspresidentin e Real Madridit, Eduardo Fernández de Blas në vitin 2011 dhe i kishte treguar audio inçizimet ku kishte kërkuar nga ai shumën prej 10 milionë eurosh në mënyrë që ato të mos publikoheshin kurrë.

Gazetari i Ondacero, Carlos Bustillo konfirmon që Realit iu kërkua shuma prej 10 milionë eurosh. Ai deklaroi që “Los Blancos” ishin kategorikë në refuzimin e tyre dhe nuk ranë pre e shantazhit të Abellan.

Abellan ua kishte ofruar përgjimet edhe mediave të tjera. Alfredo Relaño, ish-drejtori i AS, ka siguruar që José Antonio Abellán i ofroi atij deri në tre herë audiot e Florentino Pérez që do ta bënin atë të ishte temë e diskutimeve, por ky i fundit refuzoi./Lajmi.net/