Fjalë Kyçe

Tre futbollistët nga Kosova në mesin e talenteve në Zvicër

Tre futbollistët nga Kosova në mesin e talenteve në Zvicër

Kampionati zviceran është i stërmbushur me shqiptarë ku çdo vit shpërthejnë talentët shqiptarë.

Edhe këtë edicion shumë nga futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer në elitën e futbollit zviceran.

Mediumi i famshëm zviceran ‘welovefootball.ch’ ka publikuar lojtarët më të talentuar në 10 skuadrat elitare të Zvicrës.

E në mesin e kësaj liste ndodhen tre futbollistë nga Kosova që aktivizohen me tri skuadra të ndryshme.

Mesfushori i talentuar i Servette, Kastriot Imeri ndodhet në këtë listë së bashku me Orges Bunjakun e Baselit.

E pjesë e kësaj liste është edhe mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbenit Xhemajli që luan te Xamax.

Që të tre këta futbollistë kanë pasur paraqitje fantastike këtë edicion në Superligën e Zvicrës, derisa vlera e tyre është rritur mjaftë shumë. Ky medium raporton se këta 10 talent pritet të kenë një karrierë të bujshme.