Fjalë Kyçe

Tre gola të shpejtë në Old Trafford

Tre gola të shpejtë në Old Trafford

Man United dhe Leeds janë duke zhvilluar një ndeshje spektakolare në Old Trafford.

Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë shënoi Luke Ayling një super gol, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Megjithatë, duket se ky gol i Leeds vetëm se e ‘zgjoi bishën nga gjumi’, pasi United tani i ka shënuar tre gola ‘express’ ndaj Leeds, duke avancuar momentalisht 4-1.

Greenwood shënoi golin e dytë për djajtë, kurse të tretin dhe të katërtin Bruno Fernandes, i cili tani ka kompletuar hat-trickun.

Vlen të theksohet se që të tre golat e parë të United janë asistuar nga Paul Pogba.