Fjalë Kyçe

Tre golat e pësuara nga Kosova kanë lënë gjurmë te Anglia

Tre golat e pësuara nga Kosova kanë lënë gjurmë te Anglia

Jordan Henderson ka thënë se Anglia do të analizojë tre golat e pësuar nga Kosova në fitoren 5:3 në ballafaqimin e tyre në eliminatoret e Euro 2020.

Mesfushori ka theksuar se skuadra ka nevojë që në qetësi të analizojë duelin e fundit me Kosovën.

“Duhet të presim deri në grumbullimin e ardhshëm dhe ta analizojmë saktë”, deklaroi Henderson, raporton “The Guardian”.

“Ka shumë emocione pas ndeshjes, andaj mendoj se duhet të presim grumbullimin e ardhshëm. Kjo do të jetë e rëndësishme sepse ne duhet të marrim mësim”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

“Është shumë e nevojshme të analizojmë. Ju do të pësoni gola por mendoj se reaguam fillimisht mirë në pjesën e parë. Por, ishim të ngathtë në të dytën dhe duhet t’i analizojmë ata gola”, theksoi Henderson.