E diela sportive do të jetë fantastike në platformën numër një në vend Artmotion, aty ku përveç ndeshjeve nga ligat ndërkombëtare do të keni mundësi të ndiqni edhe duelet fantastike nga futbolli vendor.
Sot, në program janë tre ndeshje nga elita e futbollit kosovar që mbanë emrin BKT Superliga.
Dueli kryesor i javës do jetë ai mes Prishtinës dhe Ballkanit që do të nis nga ora 13:30 dhe me komentimin e Emanuell Sylës do të transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1, por edhe në Klan Kosova. Prishtina këtë ndeshje e sheh si mundësi për tu afruar me kreun ndërsa nëse Ballkani fiton ata do bëhen lider të kampionatit.
Duelet që do të nisin nga ora 13:00 janë ato: Dukagjini – Drenica që transmetohet në Art Sport 2 nën komentimin e Jon Ajetit dhe Feronikeli – Gjilani që transmetohet në Art Sport 3 me komentator Lirim Pecin.
Dy duelet e para të xhiros së 20-të u zhvilluan dje, Drita barazoi në shtëpi 1-1 me Llapin në ndeshjen e zjarrtë që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan ndërsa po i njëjti rezultat ishte edhe në përballjen Ulpiana – Malisheva.