Fjalë Kyçe

Tre pacientë me koronavirus në Kosovë në gjendje më të rëndë

Tre pacientë me koronavirus në Kosovë në gjendje më të rëndë

Brenda Klinikës Infektive në QKUK po trajtohen 19 pacientë të prekur nga pandemia COVID-19, ndërsa 14 të tjerë po presin që t`u dalin rezultatet.

Mjeku kujdestar, Murat Mehmeti tregoi se gjendja e pacientëve është stabile më përjashtim të tre prej tyre.

“Kanë nevojë për oksigjen herë pas here, por gjendja e tyre është stabile”, ka thënë ai për T7.

Mehmeti bëri me dije se atyre që po trajtohen në QKUK po u japin terapinë e rekomanduar me të cilën aktualisht janë të furnizuar.

“Nuk ka një rekomandim për trajtimin e virusit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, mirëpo ne tash për tash jemi duke e dhënë terapinë të cilën e ka rekomanduar MBA”, ka shtuar ai.

Një ditë më parë në Kosovë u shënuan 7 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po vazhdon tu bëjë thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi.