Tre pacientë të moshës mbi 70 vjeçare janë të shtrirë në QKUK nga koronavirusi, dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këtë e ka konfirmuar mbrëmë për Pressing infektologu Valbon Krasniqi.
‘’Tre pesona janë në gjendje kritike. Dy nga ta janë të kyqur në aparate respiratore. I treti është në formë tjetër të oksigjenimit’’, thotë ai.
‘’Dy pacientë janë të moshës femër një e moshës 72 e tjetra 71, ndërsa një mashkull është i moshës 79 vjeç’’, shton ai.
Në fund, Krasniqi ka thënë se pret që Kosova të kalojë së shpejti pikun e të infektuarve, në mënyrë që numri i tyre të fillojë të ulet.