Fjalë Kyçe

Tre të infektuar me koronavirus ndodhen në gjendje të rëndë, tre të tjerë lirohen për në shtëpi

Tre të infektuar me koronavirus ndodhen në gjendje të rëndë, tre të tjerë lirohen për në shtëpi

Në Klinikën Infektive të QKUK-së sot janë duke u trajtuar shtatë persona të infektuar me koronavirus.

Kjo Klinikë njofton se tre prej pacientëve janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dhe dy prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv, shkruan Reporteri.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se  sot lirohen nga klinika 3 pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi.

Kujtojmë se nga dje Kosova ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave pasi situata epidemiologjike në vend është përmirësuar

Njoftimi i plotë:

RAPORT NGA KLINIKA INFEKTIVE QKUK

Prishtinë, 19 maj 2020

Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 19/05/2020, gjenden të hospitalizuar 11 pacientë.

Prej tyre, të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 7 pacientë.

Nga 7 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 4 raste janë në gjendje stabile;
• 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv).

Sot lirohen nga klinika 3 pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi I një pacienti, i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19.