Fjalë Kyçe

Tre persona arrestohen për pesë vjedhje në Ferizaj

Tre persona arrestohen për pesë vjedhje në Ferizaj

Policia në Ferizaj, pasditen e sotme rreth orës 18:00, ka arrestuar tre persona me me dyshimin se për një periudhë të caktuar kohore kanë kryer pesë vjedhje në lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Të arrestuarit janë A.SH i moshës 20 vjeçar, F.R i moshës 24 vjeçar dhe E.R i moshës 19 vjeçar.

Tre personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre,në prani edhe të avokatit mbrojtës, të tre janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.