Një aksident trafiku ndodhi gjatë pasdites së sotme në rrugën ‘Hasan Remniku’ në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur tre persona.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti theksoi se të lënduarit nga ky aksident janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa në aksident u përfshin dy vetura.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Ahmeti.