Fjalë Kyçe

Tre raste të reja me koronavirus në veri të Kosovës

Tre raste të reja me koronavirus në veri të Kosovës

Janë konfirmuar edhe tre raste të reja të personave të prekur me Covid-19 në veri të vendit.

Nga 23 mostrat e dërguara në Institutin e Veterinarisë në Kraljevë dje nga veriu i Kosovës, tre janë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dy nga veriu i Mitrovicës dhe një nga Zveçani.

Me rastet e fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus nga komunat me shumicë serbe shkon në 36, prej të cilëve 35 janë nga veriu i Mitrovicës.

Të dhënat u paraqitën në konferencën për shtyp të Shtabit të Krizave nga veriu i vendit, nga epidemiologu Aleksandar Antonijeviq, raporton Kossev.