Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut ndodhen në anijen e ndaluar në afërsi të Jokahomas në Japoni, për shkak të pranisë së personave të infektuar nga koronavirusi.
Njoftimin e dha Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë pas informatave të marra nga Ministria e Jashtme japoneze.
Në kumtesë thuhet se deri më tani, koronavirusi është konstatuar tek 20 udhëtarë që ndodhen në anije.
Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, thonë se vazhdojnë me ndjekjen e gjendjes në lidhje me virusin dhe masat për parandalimin e tij./AlsatM/