Fjalë Kyçe

Tre të lënduar në aksidentin në fshatin Stanovc

Tre të lënduar në aksidentin në fshatin Stanovc

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodh në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në mesditën e së hënës.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai njoftoi se aksidenti ndodhi në fshatin Stanovc, ndërsa të përfshira ishin dy automjete.