Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Lluzhan të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy vetura.
“Në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshire dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Ahmeti për klankosova.
Tutje, ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.