Fjalë Kyçe

Tre të lënduar nga aksidenti në Veternik

Tre të lënduar nga aksidenti në Veternik

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga nja aksident trafiku mes dy veturave në Veternik.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Express se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:30 në Veternik, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Lexuesit kanë dërguar video ku shihen dy vetura me dëme të mëdha.