Tre persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, të shtunën rreth orës 21:30.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshirë një fugon dhe një veturë, ndërkaq personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.