Fjalë Kyçe

Tre të rinj të moshës 16-17 vjeçare kryejnë grabitje të armatosur në një market në Fushë Kosovë

Tre të rinj të moshës 16-17 vjeçare kryejnë grabitje të armatosur në një market në Fushë Kosovë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në “Viva Fresh” në Fushë Kosovë.

Në grabitjen që ka ndodhur në pikë të ditës, Reporteri.net nga burime brenda policisë merr vesh se kanë marrë pjesë tre persona, të moshës 16 e 17 vjeçare.

Ata fillimisht kanë vjedhur gjëra ushqimore nga supermarketi, e kur janë ndalur nga stafi i Viva Fresh, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar punëtorit të sigurimit.

Të njëjtit pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas përshkrimit të policisë, njëri nga grabitësit ka qenë një i ri me flokë të gjata.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, derisa policia është duke u marrë me rastin.