Fjalë Kyçe

Tre të vdekur dhe 53 të infektuar nga Covid-19 në Kosovë

Tre të vdekur dhe 53 të infektuar nga Covid-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me Covid (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali Gjakovë).

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 544 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 53 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 15.758 raste nga 69.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.