Fjalë Kyçe

Tre të vdekur dhe 79 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Tre të vdekur dhe 79 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive dhe 1 rast MIQ, QKUK).

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes.