Tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin e të martës.
Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 41 raste të reja, nga testimi i 940 të dyshuarve për koronavirus.
Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 641.
Gjatë 24 orëve të fundit janë imunizuar 384 persona me vaksinën anti-COVID.
Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 819.455 qytetarë, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese, 99.342.
Numri i vaksinave të administruara që nga fillimi i këtij procesi, gati një vit më parë, është 1.820.008.