Akrepët në Egjipt kanë pickuar për vdekje tre njerëz dhe kanë shtruar në spital dhjetra të tjerë, teksa stuhitë e reshjeve në jug të vendit sollën insektet e rrezikshme nëpër rrugë e shtëpi.
Një total prej rreth 450 njerëzish janë plagosur nga pickimet e akrepëve apo gjarprinjve, tha një zyrtar vendas i ministrisë.
Breshëri dhe stuhitë në luginën e lumit Nil të premten ishin veçanërisht të dhunshme, duke trazuar terrenin e duke përmbytur rrugët.
Rrjedhat e krijuara bënë që akrepë dhe gjarpërinj të vërshonin në qytet duke rënë në kontakt me popullsinë. Autoritetet kanë shpërndarë doza të shumta anti-helmi në fshatrat e zonave të prekura tha një zyrtar për agjencinë Al-Ahram.
Njerëzit ishin nxitur të qëndronin në shtëpi dhe të shmangnin vendet me pemë.
Akrepët janë rrallëherë kërcënues për jetën, por fëmijët e vegjël dhe të moshuarit janë më të rrezikuar nga komplikacionet e pickimeve, sipas qendrës amerikane Mayo Clinic.
Vetëm rreth 30 nga afro 1,500 specie akrepësh prodhojnë helm mjaftueshëm toksik sa për të vrarë njeriun.
Anti-helmet e akrepëve përdoren si masë parandaluese para shfaqjes së simptomave dhe pas nisjes së tyre.