Fjalë Kyçe

Tregtarët s’e duan pazarin e ri, në të vjetrin s’i lë komuna

Tregtarët s’e duan pazarin e ri, në të vjetrin s’i lë komuna

Tregtarët e produkteve joushqimore në Lipjan nuk po e pranojnë vendimin e Komunës që të zhvendosen për shitje tek tregu i ri, në periferi të qytetit.

Sipas shitësit, Rifat Haliti, pazari i ri gjendet larg dhe nuk ka shitje, pasi nuk shkojnë qytetarët.

E dikush që megjithatë erdhi tek tregu i ri, tregon se prej kur e filloi ditën nuk pati asnjë blerës.

Kurse nga komuna deklaruan se vendimi do të zbatohet dhe presin mirëkuptimin e qytetarëve.

Tregtarët që nga qytete të ndryshme vijnë në Lipjan, nisën sot edhe një peticion në komunë rreth kësaj çështjeje.