Fjalë Kyçe

Trëndafilova: Gjykata Speciale u themelua pas raportit të Dick Martyt, do jetë në funksion deri në përfundimin e të gjitha hetimeve

Trëndafilova: Gjykata Speciale u themelua pas raportit të Dick Martyt, do jetë në funksion deri në përfundimin e të gjitha hetimeve

Trëndafilova: Gjykata Speciale u themelua pas raportit të Dick Martyt, do jetë në funksion deri në përfundimin e të gjitha hetimeve

Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekatarina Trendafilova ka vizituar sot Kosovën ku ka mbajtur një konferencë për media të hapur për gazetarët dhe nga shoqëria civile, shkruan Gazeta Metro.

Pjesa e parë do të jetë për themelimin dhe është për keqardhje që z. Gashi u largua por sigurisht gjithkush është i lirë të hyjë dhe të dalë.

Unë do t’i adresohem shkurtimisht themelimit të Dhomave të Specializuara, pastaj do të them diçka shkrutimisht për procedurat tona dhe pastaj do t’iu përgjigjem.

Meqë ka kaluar një kohë e gjatë që nga hera e fundit kur kemi qenë këtu, shkurtimisht do të tregoj si është themeluar Gjykata Speciale.

Ajo në fillim ka treguar procedurat e themelimit të Dhomave të Specializuara që ka ndodhur pasi është miratuar nga Asmbleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës raporti i raportuesit Dick Marty.

Më tutje, ajo ka thënë se Dhomat e Specializuara janë themeluar konform Kushtetutës së Kosovës dhe gjithashtu thuhet se ato financohen kryesisht nga BE dhe vendet kontribuese në themelimin e tyre.

“Sipas nenit 162, organizimi dhe po citoj: “Organizimi, funksioni, juridiksioni i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së PS do të rregullohen me këtë nen të Kushtetutës dhe me ligj të veçantë.” Në fakt në po të njëjtën ditë u votua ky ligj. Mandati i Gjykatës është përcaktuar në ligjin për dhmoat e specializuara në nenin 1 të saj dhe ai mandat është të sigurojë gjykim të pavarur dhe ka juridiksion mbi krimet ndërkufitare dhe ndërkombëtare, gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë. Nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000.
Krime të mundshme të cilat ishin kryer ndaj qytetarëve të Kosovës ose ish-Jugosllavisë dhe ndaj kujtdo që ka kryer krime ndaj këtyre personave. Ligji rregullon vetëm përgjegjësitë individuale penale të kryersve të pretenduar, ky ligj nuk nënkupton përgjegjësinë e asnjë organizate, grupi ose përkatësie etnike etj.”, tha Trëndafilova, duke folur për mandatin dhe juridiksionin e Gjykatës.

Lexoni me poshtë deklaratën e saj:

Dhomat e Specizuara të Kosovës është themeluar pas pretendimeve në rritje se kanë ndodhur konflikte serioze nga viti 1998 deri në 2000 dhe se ato nuk ishin hetuar. Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës emëroi një rpaortues special, emrin e të cilit e dijmë të gjithë që të vërtetojë këto pretendime dhe ai paraqiti raportin e tij, dhe më 7 janar 2011 menjëherë pas festimeve të vitit të ri. Asmbleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe ky filloi të njihej si raport i Asamblesë Parlamentare. Në atë vit, Bashkimi Evropian themeloi një taskforcë speciale të hetimit që do të bëntë një hetim të pavarur mbi akuzat e këtij raporti.
Me vazhdimin e hetimeve nga kjo taskforcë atëherë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Për Politikë të Jashtme dhe Sifgurisë dhe atëherë presidenti i Kosovës arritën një marrëveshje në muajin prill 2014 për delegimin e autorizimeve sipas nenit 20 të Kushtetutës së Kosovës për të themeluar Dhoma të veçanta dhe të pavarura për të hetuar krimet që u përmenden në raportin e Asamblesë Parlamentare. Këto dhoma të veçanta janë të lidhura me secilin nivel të sistemit gjyqësor në Kosovë, megjithatë Dhomat do të funksionojnë sipas statutit të tyre dhe sipas rregullores së tyre të punës që është ekuivalente me kodin e procedurës. Ato do të jenë të vendosura në një vend të tretë dhe Dhomat do të jenë më staf ekskluzivisht ndërkombëtar, dhe do të ketë vetëm duke iu reflektuar këtij shkëmbimi letrash, do të ketë vetëm gjyqtar ndërkombëtar, gjyqtarët do të jenë në listë, por edhe nëse do të ketë dënime, ato do të vuhen jashtë Kosovës.
Kriteri për Dhoma të tilla unike dhe të vetmbajtura ka qenë premisë e nevojës që procedurat të zhvillohen në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të pandikuara dhe me këtë të mbrojnë sigurinë, mirëqenien e dëshmitarëve dhe viktimave potenciale që do të bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara. Shëkbimi i letrave është ratifikuar më vonë nga Kuvendi i Kosovës dhe tani është marrëveshje ndërkombëtare që ka prioritet mbi çfarëdo legjislacioni tjetër. Në mars 2015, kryetari iKuvendit të Kosovës, ia ka dërguar Gjykatës Kushtetutese të Kosovës një ndryshim të propozuar siç kërkohet më Kushtetutë të Kosovës duke përcaktuar shkëmbimin e marrëveshjes nëpërmjet një këmbimi të letrave. Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se ndryshimi i propozuar në Kushtetutë nuk e dëmton dhe nuk e prek liritë dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe vendosi që ky ndryshim ishte në përputhje me Kushtutën dhe ishte i nevojshëm në mënyrë që Kosova të përmbush obligimet ndërkombëtare që kishin dalë me ratifikimin e shkëmbimit të këtyre letrave. Ndryshimi, amandamenti i propozuar u zbatua përmes shtimit të nenit 162 në Kushtetutë që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 2015, në të njëjtën ditë kur ligji për dhomat e specializuara u miratuan poashtu nga deputetët e Kosovës me dy të tretat. Sipas nenit 162, organizimi dhe po citoj: “Organizimi, funksioni, juridiksioni i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së PS do të rregullohen me këtë nen të Kushtetutës dhe me ligj të veçantë.” Në fakt në po të njëjtën ditë u votua ky ligj.
Mandati i Gjykatës është përcaktuar në ligjin për dhmoat e specializuara në nenin 1 të saj dhe ai mandat është të sigurojë gjykim të pavarur dhe ka juridiksion mbi krimet ndërkufitare dhe ndërkombëtare, gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë. Nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000. Krime të mundshme të cilat ishin kryer ndaj qytetarëve të Kosovës ose ish-Jugosllavisë dhe ndaj kujtdo që ka kryer krime ndaj këtyre personave. Ligji rregullon vetëm përgjegjësitë individuale penale të kryersve të pretenduar, ky ligj nuk nënkupton përgjegjësinë e asnjë organizate, grupi ose përkatësie etnike etj. Në mars të vitit 2017, ne kemi miratuar rregulloren e punës dhe gjatë rishikimit të Gjykatës Kushtetuese e cila erdhi në përfundim se rregullorja e punës dhe dëshmitë nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, me datë 5 korrik 2017, Gjykata u bë plotësisht funksionale. Por Dhmoat e Specializuara të Kosovës, krejtësisht financohen nga BE’ja dhe në një masë edhe nga pesë vendet kontribuese, Norvegjia, SHBA, Zvicra, Kanada dhe Turqia.
Dhomat e Specializuara do jenë funksionale deri atë kohë kur Këshilli i Evropës të njoftojë Republikën e Kosovës se të gjitha procedurat qoftë hetimore do kenë përfunduar. Siç e kanë bërë të qartë Dhomat e Specilzuara de theksuar në vendimin e tyre të 20 nëntorit të vitit të kaluar, kjo do bie në fund punën e dhomave të specializuara, ky vendim është marrë në bazë të propozimit për ndryshimn e Kushtetutës neni 162, paragrafi 13 dhe 14 sipas të cilave mandati i Dhomave të Specializuara.”, tha ajo.