Në prag të festës së madhe të Bajramit, kosovarët kanë zgjedhur që këtë ditë festive ta kalojnë në plazhin e Durrësit. Të shtunën në mëngjes, në pikën e kalimit kufitar të Morinit ka pasur dyndje. Festa përkon me fundjavën, por edhe me motin e mirë në plazhin e Durrësit.
“Bajramin do ta kalojmë në Durrës. Kemi zgjedhur Durrësin për të festuar familjarisht. Bregdeti është shumë i mirë”, deklarojnë kosovarët, shkruan Top Channel.