Fjalë Kyçe

Treni godet një veturë në Ferizaj, lëndohet një person

Treni godet një veturë në Ferizaj, lëndohet një person

Në fshatin Saraishtë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni, raporton Gazeta Express.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës.

“Fsh. Saraishtë, Ferizaj 15.03.2021, 20:42. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një treni ku si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.