Një aksident trafiku ka ndodhur në Krushevë të Klinës. Treni i linjës Prishtinë-Pejë ka goditur një automjet.
Zëdhënësi Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, deklaroi për Telegrafin se në aksident është lënduar një person.
“Rreth orës 12:35 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku mes treni dhe një veture. Një person është lënduar, fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, pastaj në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha ai.
Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë së Policisë së Kosovë.